Komuna e Gjilanit, e nderon Shuhrete Sulejmani Tahirin

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

kuadër të nderimeve për gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Gjilanit, Komuna e Gjilanit shpreh mirënjohjen më të thellë për zonjën Shuhrete Sulejmani Tahirin – një grua e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila me guxim dhe dinjitet e ka shndërruar dhembjen në forcë dhe heshtjen në zë.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se përmes historisë së saj, ajo ka ngritur vetëdijen shoqërore mbi plagët e luftës, duke shërbyer si zë i shumë grave që mbetën të paidentifikuara dhe të padëgjuara. Angazhimi dhe prania e saj në shoqëri janë simbol i fuqisë së gruas dhe thirrje për drejtësi e kujtesë kolektive.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Komuna e Gjilanit e nderon si një ndër gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kolektive.

Share This Article
Leave a Comment