Në edicionin e saj të 15-të, kjo ngjarje kulturore pasqyron hapjen tonë ndaj botës, pasionin për muzikën dhe përkushtimin për cilësi.
Edhe këtë vit, programi është i pasur dhe mbresëlënës, me artistë nga Polonia, Franca, Hungaria, Ukraina, Austria, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Kuba, Suedia, dhe natyrisht, Kosova. Kjo është një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendit që Kosova po fiton në hartën kulturore globale.
Ky festival është më shumë se një seri koncertesh. Është një ekosistem i gjallë kulturor, që mbështet talentët e rinj, promovon trashëgiminë muzikore, dokumenton krijimtarinë dhe nxit diplomacinë përmes artit. Ai lidh skenën tonë të pavarur muzikore me struktura të ngjashme në rajon dhe në botë.
Falënderim të veçantë për organizatorët: ju nuk krijoni vetëm muzikë të bukur, por edhe një shoqëri më harmonike dhe një progres më ritmik.