KB Trepça ka shënuar fitore ndaj KB Bashkimit, me rezultat 93:88.
Trepça arriti që triumfojë në derbin kryesor të xhiros së 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë përfundoi me 15 pikë epërsi për ekipin mitrovicas, me rezultat 32:17.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Me këtë fitore KB Trepça rikthehet në pozitën e parë në tabelë, me 15 fitore e 7 humbje, aq sa ka edhe KB Bashkimi, por mitrovicasit kanë kosh diferencë më të mirë.