Instagram-i kalon TikTok-un si aplikacioni më i shkarkuar në botë

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Aplikacioni “Instagram” ka kaluar “TikTok”-un, si aplikacioni më i shkarkuar në botë pasi veçoria e krijimit të videove të shkurtra, Reels, e ndihmoi të rikuperonte terrenin e humbur ndaj rivalit kinez, raporton The Guardian.

Aplikacioni u shkarkua 767 milionë herë në mbarë botën në vitin 2023, një rritje prej 20% në krahasim me vitin e kaluar (2022), krahasuar me 733 milionë për TikTok, i cili u rrit me 4%.

“TikTok” kishte qenë aplikacioni më i shkarkuar në botë midis 2018 dhe 2022.

Instagram ka gati 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë, sipas Sensor Tower, ndërsa TikTok  pak më shumë se 1.1 miliardë.

- Reklamë -

Megjithatë, TikTok ka më shumë përdorues aktivë, të cilët shpenzojnë mesatarisht 95 minuta në ditë në aplikacion, krahasuar me 62 minuta për Instagram

Share This Article
Leave a Comment