MASHT tenderon 8.5 milionë euro për blerjen e tabelave të mençura për Shkolla

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

8.5 milionë euro është shuma e mjeteve që Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka ndarë për blerjen e tabelave të mençura, që në gjuhën moderne të tekonologjisë dhe informacionit njihen si “Smart Board”, sipas Njoftimit për Kontratë, i publikuar sot më 05.05.2025, në platformën elektronike për prokurimin publik në Kosovës E-Prokurimi.

Sipas Njoftimit, qëllimi i kësaj nisme të aktivitetit të prokurimit është blerja, furnizimi, montimi dhe instalimi i tabelave te mençura/smartboard, për qëllime arsimore për institucionet e arsimit parauniversitar.

Për tenderin e ndarë në dy lote/pjesë, MASHT ka parashikuar një vlerë të Kontratës deri 8,500,000 euro.

Procedura e hapur e prokurimit është lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të Kontratës – çmimi më i ulët.

Afati për pranimin e tenderëve është caktuar deri më 13.06.2025.

Share This Article
Leave a Comment