Gjuan me pushkë gjuetie në drejtim të qenit, fqinji thirr policinë

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Një person është arrestuar pasi dyshohet se përdori armë e edhe për keqtrajtim të kafshëve.

Më 30.05.2025 rreth orës 17:00, policia ishte njoftuar për të shtëna me armë në Prishtinë. E tutje policia ka njoftuar edhe se është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se kishte tentuar ta vras një qen me pushkë gjuetie.

Policia përshkruan se i dyshuari kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishtë futur në oborrin e tij.

Qeni ishte pronë e ankuesit-fqinjit të të dyshuarit.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur në rast bashkë me pesë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Share This Article
Leave a Comment