Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për posedim të narkotikëve

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Poslisht të Prizrenit nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë tek të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 18.45 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë një thikë dhe dy telefona.

Policia thot se në konsultim me prokurorin, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur edhe 2.83 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dixhitale, një grinder, një thikë dhe një boks hekuri.

Ndërkaq pas intervistimit, me vendim të prokurorit, Policia njofton se njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Share This Article
Leave a Comment