Syla: 30-vjeçarja e plagosur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka deklaruar se 30-vjeçarja e lënduar është trajtuar nga stafi mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore nuk është e rëndë.

“Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, deklaroi Syla.

Rrethanat e incidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rastin.

Share This Article
Leave a Comment