Balfin Austria: 100 milionë euro investime

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
3 Min Read

Balfin Austria, një nga kompanitë më të suksesshme të Grupit BALFIN, po forcon gjithnjë e më shumë pozitat e saj në tregun austriak të pasurive të paluajtshme, duke investuar në disa nga zonat më të njohura dhe turistike të Austrisë.

Investimet e BALFIN në Austri, në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme kapin mbi 100 milionë euro vlerë në volum. Këto investime vijnë si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për akomodim dhe mikpritje, duke ofruar standarde të larta për jetesë dhe pushime.

Në një intervistë të fundit, Drejtori i Balfin Austria, Alban Caslli, ka ndarë detaje mbi projektet e përfunduara, veçoritë e tyre dhe investimet që priten të konkretizohen në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka shpjeguar kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme në Austri, ndërsa ka bërë të ditur se vizioni i Balfin Austria është të zgjerojë më tej aktivitetin, duke eksploruar tregje dhe sektorë të rinj, e duke shkuar përtej kufijve të Austrisë.

Me investimet e fundit, portofoli i Balfin Austria ka arritur vlerën e 100 milionë eurove. Sa parashikohet rritja e vlerës së portofolit deri në fund të vitit dhe në një perspektivë afatmesme?

Deri në fund të vitit, Grupi Balfin synon të zgjerojë më tej praninë e tij në tregun austriak, me objektivin për të rritur portofolin në një vlerë prej 150 deri në 200 milionë euro. Kjo pritet të realizohet përmes investimeve të zgjedhura në qytete të mëdha si Vjena, Linz, Graz dhe Salzburg, por gjithashtu dhe në zona turistike, të rrethuara nga bukuri natyrore dhe tipare atraktive.  Në një perspektivë afatmesme, synimi është rritja e mëtejshme e portofolit, përmes zgjerimit gjithashtu në prona të reja komerciale apo projekte me funksione të përziera (mixed-use). Kjo do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin e investimeve, duke ruajtur fokusin në tregjet me rritje të qëndrueshme dhe potencial të lartë zhvillimi. Paralelisht, do t’i kushtohet vëmendje edhe trendeve të reja në sektorin imobiliar, si ndërtimi eco-friendly, si dhe integrimi i koncepteve të zhvillimit urban inteligjent.

Le të ndalemi pak tek projektet e përfunduara të Balfin Austria… Sa numërohen dhe çfarë i dallon nga njëra-tjetra? 

Balfin Austria ka përfunduar me sukses dy projekte të rëndësishme dhe aktualisht ndodhet në fazën e zhvillimit të katër projekteve të reja. Çdo projekt i realizuar është unik dhe dallohet për nga qëllimi, tipologjia funksionale, arkitektura, vendndodhja dhe cilësia ndërtimore – duke reflektuar një strategji dhe  pozicionim të fortë të kompanisë në tregun austriak.stria dhe ndodhet në një nga zonat më tërheqëse turistike të Austrisë, në liqenin Traunsee në Gmunden. Me një volum investimi prej 6, 8 milionë euro, Balfin nisi me këtë projekt serinë e investimeve luksoze të sukseshme në zonën turistike të Gmunden.

Share This Article
Leave a Comment