Qytetari ankohet për vandalizimin e parkut @Gilani Network Group

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Përshëndetje te gjithve,uroj të jeni mirë.

-I bëj thirrje të gjithë prindërve që dalin në park fëmijët e tyre,ti kontrollojnë dhe ti edukojnë që mos ta vandalizojnë vendin në këtë mënyrë.

-I bëj thirrje edhe njerzve që kur të shihni parregullësi lajmëroni institucionet përkatëse edhe merrni masa edhe vullnetare në rregullimin e vendit tonë.

-I bëj thirrje prindërve të një djali me emrin Besim(ishin shpërngulur nga prishtina mos gabofsha) mosha diku (9-11vjeq) ku e pata parë njëher duke shkruar dhe vandalizuar vendin e pata ndaluar dhe u pata munduar ta këshilloj mirëpo si duket nuk paska pasur asnjë vlerë këshilla.

-I bëj thirrje edhe plot zonjave që dalin në park kur hajnë ushqime,fara, le ti mbledhin mbeturinat dhe mos ta ndotin ambientin sepse është turp.

Shkruan: Lorian Haliti

Share This Article
Leave a Comment