Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha sot pas dështimit të seancës se janë bërë tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe po bëhen tre muaj që kur verdikti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja imponuese e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se LVV e pamundësoi për të 13-në herë konstituimin e Kuvendit.
“Kjo situatë është bërë tragjikomike”, tha ai.
Krasniqi tha se PDK ka shprehur vullnetin për të dalë nga kjo bllokadë që sipas tij e ka sjellë partia e parë, ndërsa theksoi se LVV të propozoi një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që merr shumicën.
“Zonja Haxhiu as nuk i ka as nuk do t’i ketë votat”, tha ai.
Krasniqi është deklaruar edhe lidhur me ftesën eventuale të presidentes Osmani për një takim.
Kryetari i PDK-së ka thënë se kurdo që presidentja përmes mandatit të saj kushtetues dhe ligjor dhe realisht sipas tij, mandatit të vetëm legjitim që ka tash, sepse siç tha “ne nuk kemi kryeministër e kryetar kuvendi ka mbet vetëm presidentja nga krerët e shtetit”.