Paraburgim ndaj të dyshuarit për spiunazh

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
3 Min Read

Gjykata e Prishtinës më 07.05.2025 ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë Speciale duke ia caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit H.S., për veprën penale të spiunazhit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale; mund lehtë të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata vlerësoi po ashtu se nëse i pandehuri lihet në liri, e njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, ose mund të kryejë sërish vepra të tjera penale në rrethana të njëjta, ose më të rënda.” – thuhet në Njoftimin e Gjykatës së Prishtinës.

Gjykata ka vlerësuar po ashtu se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, ose mund të kryejë sërish vepra të tjera penale në rrethana të njëjta, ose më të rënda.

Tutje në Njoftim thuhet se Gjykata ka konsideruar se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

- Reklamë -

Kundër këtij Aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë Ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale më 06.05.2025 ka njoftuar se ka arrestuar personin H.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “spiunazhi”.

Sipas Njoftimit të Prokurorisë, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur pas zhvillimit të hetimeve disamujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore.

Ndaj të dyshuarit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë Aktvendim për ndalim prej 48-orësh.

Aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

- Reklamë -

“Po ashtu, në bazë të Urdhëresës së Gjykatës kompetente është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.” – thuhet në Njoftimin e Prokurorisë Speciale, më 06.05.2025.

Prokuroria Speciale shton se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Share This Article
Leave a Comment