Kishim kënaqësinë që në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit të presim komandantin e KFOR-it turk në Kosovë

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Sot kishim kënaqësinë që në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit të presim komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Zafer Saglam me bashkëpunetorët e tij.

Koloneli Saglam së pari na u falenderua për shërbimin e dhënë nga ne në operacionin e një ushtari turk të KFOR-it i cili në nëntor të vitit të kaluar iu nënshtrua një operacioni kirurgjik në spitalin tonë.

Më tutje koloneli pasi shprehu interesimin e tij për të arriturat dhe sfidat e spitalit tonë, u interesua edhe për ndihmën që mund të na ofroj KFOR-i Turqisë dhe organizatat e tjera nga shteti mik i Turqisë.

Ne e vleresuam ndihmen e Turqisë mike për Republikën tonë dhe besimin e treguar nga ushtarët e KFOR-it turk për të marrë shërbime në spitalin tonë.

Me një dhuratë modeste por shume domethënëse për ne, u ndamë me pajtimin për bashkëpunim të metejmë në mes të institucionit tonë dhe KFOR-it turk.

Share This Article
Leave a Comment