Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?

ensar2025
ensar2025
Experienced project manager
1 Min Read

Volodymyr Zelenskyy ka bërë presion që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s dhe madje tha se do të ishte i gatshëm të “hiqte dorë” nga presidenca e tij për ta realizuar atë.

Por Rusia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës pasi ka frikë se NATO do t’i afrohet kufirit të saj.

Bëhet e ditur se anëtarët aspirantë pritet të plotësojnë disa kritere politike, ushtarake dhe ekonomike.

Pastaj, nëse të gjithë anëtarët bien dakord, NATO e fton vendin të fillojë bisedimet e pranimit, shkruan skynews.

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg më parë tha se Ukraina mund të bashkohet, por jo deri pas përfundimit të luftës.

Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës nuk është një “rezultat realist”.

Ndryshe, vendet e fundit që iu bashkuan aleancës janë Finlanda, e cila u bashkua në 2023 dhe Suedia në 2024.

Agresioni rus në Ukrainë i inkurajoi të dy vendet të anëtarësohen në NATO.

Share This Article
Leave a Comment